Dita e parë : Strugë
Nisja herët nga Durrësi dhe pas një ndalese të shkurtër rrugës, mbëritja në Strugë. E vendosur në qendër të komunës me të njëjtin emër, Struga ndodhet në jugperëndim të Maqedonisë duke u lagur nga liqeni i Ohrit. Vizitë në fshatin Kalista dhe Fshatin Vevcana, fshatra tipike maqedonase, në grykëderdhja e Drinit të Zi në Ohër.Pas një shëtitje në rrugët e Pazarit të vjetër të qytetit nisja drejt Ohrit. Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë buzë liqenit.
Dita e dytë : Ohër- Korcë
Vizitë me guidë në gjuhë angleze në pikat më tërheqëse të Ohrit si: Kishat e S. Nikola dhe
"Bogorodica Bolnicki”. Gjatë lëvizjes shijohen arkitekturat më të vjetra të Ohrit, në të cilat mbizotëron shtëpia “ Robevci”. Vizitë në muzeun Ocrida dhe Pazarin e famshëm të Ohrit.
Pasdreke nisja drejt Manastirit të Shën Naumit ku burimet që sjellin ujrat me një shpejtësi marramendëse. Një vizitë në pikën turistike të Drilonit, ku duke vështruar mjellmat shijojmë një kafe para se të nisemi drejt Dardhës, fshatit turistik që ndodhet në 1600 metra lartësi dhe ku gatimi tradicional dhe rakia e manit është receta e mirëseardhjës.Mbrëmje mes serenatësh e shoqëruar me mandolina nga banorët e fshatit.
Dita e tretë: Voskopoje
Pas konsumojmë mëngjesit, nisemi drejt Voskopojës për të vizituar kishat dhe manastirin e Voskopojës. Fshati ka në brendësi të tij, kishën e Shën Kollit, e cila e ndërtuar në 1721, ruan afresket dhe pikturat biznatine të punuara nga David,Kostandini dhe Anastasi. Për të apasionuarit një moment kalërimi dhe pas shijimit të lakrorit të famshëm, nisja drejt Durrësit. Një ndalesë e shkurtër në Elbasan, për të vizituar kalanë e qytetit, në rrënojat e të cilit shihen akoma gërmimet arkeologjike. Mbërritje në Durrës, orët e vona të mbrëmjes.
Paguani nepermjet PayPal edhe nese nuk keni llogari PayPal. Mund te perdorni karten e kreditit ose debitit per te kryer transaksionin pa krijuar llogari.