Dita e parë
Takimi herët në mëngjes, pranë stacionit të trenit Durrës dhe nisja drejt Strugës. E vendosur në qendër të komunës me të njëjtin emër, Struga ndodhet në jugperëndim të Maqedonisë duke u lagur nga liqeni i Ohrit. Një ndalesë e shkurtër dhe pas kalimit të pikës kufitare të Qafë Thanës. i drejtohemi Strugës. Pasi akomodimit në hotel dhe konsumit të drekës, vizitohet, Grykëderdhja e Drinit të Zi në Ohër dhe rruga e Pazarit të vjetër të qytetit. Më vonë një udhëtim në jetën e natës së qytetit.
Dita e dytë
Pas mëngjesit, nisja drejt qytetit të Ohrit, ku shenjat e periudhave të ndryshme historike, janë akoma sot evidente. Pas një vizite për të parë, Portën e Qytetit të Vjetës dhe Teatrin antik, një ngjitje në Kalanë e Samuelit, ku panorama është mbresëlënëse. Një vizitë në Bazilikatën e vjetër Kristiakne dhe Shën Pantaleimon para se të nisemi drejt Shën Naumit. Një vizitë në vendin shpresës për shërimin nga sëmundjet , i shoqëruar më një sërë fotosh panoramike.
Më vonë drejtohemi drejt kufirit shqiptar, ku nën pikën turistike të Drilonit, mes burimeve me ujë të kristaltë dhe mjellmave elegante, shijohet gatimi i Koranit, një lloja peshku që rritet vetëm në liqenin e Ohrit.
Pas dreke, një vizitë tek “ Teto Ollga” në Tushemisht, për të parë ambientet ku është zhiruar filmi shqiptar” Zonja nga Qyteti” dhe për të parë Kishën Shën Pantaleon të shekullit të 6-të me dyshemenë e saj me mozaik origjinal. Nisja drejt destinacionit fillestar dhe mbërritja në Durrës në orët e vona të mbrëmjes.
Paguani nepermjet PayPal edhe nese nuk keni llogari PayPal. Mund te perdorni karten e kreditit ose debitit per te kryer transaksionin pa krijuar llogari.