Dita I
Nisja nga Durrësi herët në mëngjes. Pas formaliteteve në doganen e Muriqanit, udhëtimi vazhdon drejt Tivarit, Petrovacit, Becicit në drejtim të Dubrovnikut. Pas një ndalese në Budva dhe shijimit të kafes buzë detit, vazhdohet drejt kufirit kroat, duke kaluar nëpër Hercegnov. Mbërritja në Dubrovnik dhe akomodimi në hotel me pamje mbi qytetin e Dubrovnikut.
Dita II
Pas mëngjesit nisja për në Monstar nëpërmjet Neumit dhe Metkovicit. Mbërritja në Monstar dhe vizitë e shoqëruar me guidë për të parë Urën e Monstarit, pjesën e vjetër të qytetit, xhaminë dhe pazarin. Drekë e lirë. Pasdreke vizitë në Medugorje, vend i rëndësishëm besimi dhe pelegrinazhi për besimtarët të cilët vijnë nga gjithë bota. Kthimi në Dubrovnik dhe vizitë e pjesës së vjetër të qytetit. Në mbrëmje, darka në një nga lokalet e shumta me muzikë live.
Dita III
Kthimi drejt Shqipërisë. Një pushim i shkurtër në Kotorr dhe ndalesë për drekë në Tivar.
Kalimi i kufirit në Muriqan dhe një pushim në Lezhë. Kthimi në mbrëmje në Durrës.
Paguani nepermjet PayPal edhe nese nuk keni llogari PayPal. Mund te perdorni karten e kreditit ose debitit per te kryer transaksionin pa krijuar llogari.