Nisja nga Durrësi në orët e para të mëngjesit dhe drejtimi në autostradën e rrugës së Kombit. Ndalesë në qytetin e Lezhës, ku vizitohet Kalaja e këtij qyteti, ku vështrimi prej së cilës mbërrin deri në bregdetin e Shëngjinit.
Një vizitë e shkurtër në Memorialin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe nisja drejt Shkodrës. Vizitë në kështjellën e Rozafatit dhe pushim dreke në një nga lokalet me gatim tradicional të zonës. Vizitë në Xhaminë e Plumbit dhe Fototekën Marubi. Pas një shëtitje në bulevardin kryesor kthimi për në Durrës.
Paguani nepermjet PayPal edhe nese nuk keni llogari PayPal. Mund te perdorni karten e kreditit ose debitit per te kryer transaksionin pa krijuar llogari.