Dita e parë
Pas nisjes në mëngjes herët prej Durrësit, pranë Bushatit marrim rrugën për në liqenin e Vaut të Dejës dhe vetëm më pak se 10 km ndodhemi në brigjet e liqenit.
Me ndihmën e barkave lundrojmë drejt ishullit të Sardës ( Shurdhahut) një destinacion pothuaj i panjohur dhe për vetë shqiptarët. Ishulli i Sardës, qendër e Katolizicmit mban në brendësi kanlanë e shek XII dhe kalanë mesjetare. Ishulli ish pronë e familjes së Dukagjinasve, është i lundrueshëm në 10 milje dhe ka një sipërfaqe prej 7 hektarësh. Me mbarimin e eksplorimit, konsumojmë drekën në një nga lokalet me pamje të mrekullueshme të liqenit të Komanit.
Pasdreke nisemi drejt Shkodrës, ku vizitojmë Kalanë e Rozafatit, nga bedenat e të cilit shijojmë pamjen panoramike jo vetëm të qytetit, por dhe të liqenit, lumit dhe ku veshtrimi arrin deri larg. Një udhëtim në pedonalen e qytetit mbyll mbrëmjen pas një darke me gatime tradicionale, ku krapi konsiderohet si mbreti i pjatës.
Dita e dytë
Pas një vizite në Xhaminë e Plumbit dhe Fototekën Marubi nisemi në drejtim të Fishtës vendlindjes së At Gjergj Fishtës. Një vizitë në Krajen dhe më pas një drekë në një nga agriturizmet më të njohura të momentit. Më vonë udhëtimi vazhdon në Kallmet, me vizitën në Kantinën e njohur të verës dhe me degustimin e produkteve të shumta.Mbërritja në Durrës në mbrëmje.
Paguani nepermjet PayPal edhe nese nuk keni llogari PayPal. Mund te perdorni karten e kreditit ose debitit per te kryer transaksionin pa krijuar llogari.