Dita e parë: Gjirokastër
Nisja herët nga Durrësi dhe ndalesa e parë në Apolloni( qytetin e lashtë grek,themeluar ne 588 para Krishtit), në orët e para të mëngjesit. Aty ku bibliotekat ekzistonin dhe shoqëronin në studimet e tyre, njerëz të shquar të kohës. Ku perandori August gjatë studimeve të veta mori lajmin e vrasjes së dajës së vetë.
Pas shijimit të drekës pranë rrënojave arkeologjike, nisja në drejtim të Përmetit, qytetit të trëndafilave. Rrugës një ndalesë në lokalet tradizionale, përgjatë autostradës ku ndodhen të ekspozuara pjesë të etnografisë së zonës së Labërisë.Mbërritja në qytetin e Përmetit në mbrëmje dhe akomodim në hotel.
Dita e dytë: Përmet- Korcë
Alternativa e parë: Qëndrim në kanionet e Langaricës dhe më pas një kohë e lirë për shopping për të përfituar glikotë e famshme të zonës.
Alternativa e dytë: Nisja drejt ferma Sotira, një agriturizëm i vendosur mes gjelbërimit dhe pyjeve të Gërmenjit, ku të apasionuarit pas hipizmit, mund të kalojnë momente të këndshme ndërsa vizitorët e tjerë të sodisin bukuritë e natyrës dhe mrekullitë e dorës së njeriut.
Pasdreke, nisja drejt Korcës. Mbrëmje në një prej lokaleve të shumta me serenata korcare mbyllin mbremjen në rrugët e qytetit që konsiderohet “ Paris i vogël”.
Dita e tretë:Korcë
Pas një vizitë në muzeun e Arsimit dhe Muzeun Mesjetar të arteve, në të cilin ruhen mbi 150 ikona, vizita vazhdon tek pazari tradicional i qytetit. Muzeu i Mësonjëtores, shkollës së parë shqipe, bëhet ndalesa e radhës. Më pas freskohemi me një një birre të ftohtë pranë mjediseve të fabrikës së birra Korca dhe nisemi drejt Pogradecit.
Një pushim në Drilon , mes natyrës së paqtë të mjellmave dhe një vizitë në fshatin turistik të Tushemishtit, mbyll itinerarin në Pogradec. Nisja drejt Elbasanit, në kalanë e të cilit është ndalesa e radhës dhe mbërritja në mbrëmje në Durrës.
Paguani nepermjet PayPal edhe nese nuk keni llogari PayPal. Mund te perdorni karten e kreditit ose debitit per te kryer transaksionin pa krijuar llogari.